Lajme

”Kur do flisni për fatin e Martinajt?”/ Rama: Kur të kemi prova

Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me deklaratën e mundshme nga pol icia për fatin e Ervis Martinajt.

Rama u shpreh se në momentin e parë që p olicia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin e paralajmëruar.

Ai nënvizoi se për sa kohë nuk ka komunikim për mediat, domethënë që nuk janë siguruar ende provat e nevojshme.

“Di të them që në momentin e parë që p olicia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”, tha Rama.

MË TË LEXUARAT

To Top