Lajme

Duhet të festonte 56 vjetorin sot, prek vajza e Bujar Nishanit: Nuk të uroj dot babi më mungon!

Fiona Nishani, vajza e ish-Presidentit të ndjerë Bujar Nishani ka kujtuar të atin në ditën e lindjes. Përmes një postimi prekës në Instagram, Fiona shpreh mungesën e të atit.

'S’të uroj dot...', vajza e Bujar Nishanit fjalë

“Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruan Fiona.

Këtë vit, Nishani do të kishte 56-vjetorin e lindjes, por ish kreu i shtetit shqiptar u nda nga jeta më 28 maj, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore në një spital në Gjermani ku ishte shtruar. Ish presidenti ishte dërguar për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

'S’të uroj dot...', vajza e Bujar Nishanit fjalë

MË TË LEXUARAT

To Top