Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se fasha 800 kwh nuk do të hyjë në fuqi në tetor
“NJË LAJM POZITIV dhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800KW për konsumatorët familjarë”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërkohë, në një daje live në Facebook, kryeministri zbuloi dhe arsyet pse është vendosur ky ndryshim.
“Më 1 shtator kur vendosëm fashën 800 kwh, kërkesa nga KESH ishte 17 mijë kilovat ore, sot është 11 mijë kilovat ore, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë sesa është sot dhe padiskutim ka luajtur rol rënia e temperaturave dhe fillimi dukshëm i një qasje pozitive i abonentevë familjarë për të kursyer energji. Kemi pasur dhe ndryshim pozitiv në Fierzë, aty ku është furnizim i parë. Në këto kushte, vendosëm që aplikimi i fashë s 800 kwh të mos hyjë në fuqi në tetor”, tha Rama.