Rozë

Futbollisti i nis Megi Pojanit dhuratën që e ëndërron çdo vajzë: Të dua dhe suksese

Megi Pojani e ndezi skenën e “Dancing With The Stars” mbrëmjen e djeshme, me një samba. Ndonëse juria me vlerësimin e saj tregoi se kishte më shumë pritshmëri ndaj aktores, mesa duket dikujt tjetër po që i ka pëlqyer performanca e saj.

Në prapaskenë Megi është surprizuar nga një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, krahas së cilës ka pozuar shumë e lumtur Pojani.

Buqeta gjigante me lule është ndarë edhe në Instgramin e motrave të Megit të cilat gjithashtu janë mjaft të ndjekura në rrjetet sociale. Pusulla që e shoqëronte buqetën me trëndafila të kuq ia shtonte akoma më shumë lezetin.

“Të dua, suksese sot e në vazhdim,” -shkruhej në letër.

Një gjest sigurisht shumë romantik që me siguri vjen nga Turqia dhe nga partneri i saj (ende i pakonfirmuar zyrtarisht), Endri Çekiçi.

Kujtojmë që futbollisti dhe Megi përfliten prej kohësh për një lidhje, ndonëse asnjëra palë nuk e ka pranuar publikisht.

Më herët Megi Pojani është parë duke suportuar partnerin e saj në një nga ndeshjet e tij.

Prova që vërtetoi se çfiti janë bashkë, u pa në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës ku ndodhej Megi, dhe futbollistin i cili më pas takoi shokët e skuadrës.

Ndërkohë në Instagramin privat të saj, Megi ndjek vetëm 8 veta, 2 prej tyre janë motrat e saj dhe bashkë me to edhe Endri Çekiçi.

MË TË LEXUARAT

To Top