Në një moment gjatë performancës së saj të “Dance Albania”, Anita Haradinaj përfshiu konkurrentin e eleminuar të javës së kaluar, Igli Zarkën. Vetë ish-konkurrenti nuk tha asnjë fjalë, por u largua së bashku me balerinët. Ky moment nuk shpëtoi pa një koment pikant nga Ermal Mamaqi.
Ermal Mamaqi: Pashë një film dhe m’u duk sikur hyri Igli dhe doli prapë nga spektakli. Pse më duket sikur i heqim nga dy herë njerëzit ne këtu?
Anita Haradinaj: Eh more Ermal Mamaqi, kur kam qenë unë studente e Arteve të Bukura këtu në Tiranë, ke qenë më i ri se unë në moshë.
Ermal Mamaqi: Avash mi se aty-aty jemi nuk je aq e lashtë, aq e vjetër.
Anita Haradinaj: Sa e kam nisur jetën. Dëgjo, a isha e mirë?
Ermal Mamaqi: Ne u kënaqëm shumë. Na u duk këtu te Fresku sikur ishte Paris. Kam një pyetje. Pse ia hoqe vëmendjen vetes dhe fute atë djalë plangprishës në performancë?
Anita Haradinaj: E kam shumë të rëndësishme në jetë të rrethohem nga njerëz të bukur.
Ermal Mamaqi: Po ta mori vëmendjen, ishin të gjithë ore Igli është ky? Ka hyrë prapë?
Anita Haradinaj: Dhe me shpirt të bukur, dhe me artistë të bukur.
Ermal Mamaqi: Dakord, ta gëzosh.
Alketa Vejsiu: Ilir, të pëlqeu?
Ilir Shaqiri: S’kam asnjë koment.
Kujtojmë që Igli u largua javën e kaluar nga “Dance Albania” dhe pati një debat me Ilir Shaqirin.