Rozë

”Jam e egër”/ Ami tregon si është si shefe: Ka shumë raste ku dal nga vetja, po ashtu është puna

Amarda Toska është një nga figurat më të dashura të publikut, të cilën dikur e shikonim vazhdimisht në ekran, por që tashmë prej vitesh ajo është shkëputur dhe i është përkushtuar fushës së biznesit.

Amarda Toska prezantoi linjën e saj të produkteve kozmetike, festë me shumë  të ftuar të showbizz-it - TiranaNews

Së fundmi në një intervistë për “Prive” ku ka shuar kuriozitetin e publik për disa çështje.

Një ndër pyetjet lidhej me rikthimin e saj në ekran, ku Ami premtoi surpriza, por jo për këtë vit.

“Rikthimin edhe këtë vit nuk do ta kemi në ekran. Do jem në ekran në disa dalje televizive, gjithmonë si e ftuar, me disa dalje speciale. Megjithatë jo për një sezon të plotë edhe këtë vjeshtë,”-tregoi Amarda.

Përveç karrierës së saj në ekran, ajo ka folur edhe pë “Amin si businesswoman”. Me sa duket Ami e qeshur e ekranit nuk shfaqet kur vjen fjala për biznes, madje Toska e etiketoi veten si një shefe të “e gër”. Ja si iu përgji ajo pyetjes “A do ne duronte veten si she fe?”

“Disa herë nuk e kam qejf veten fare kur e kthej personazhin tim përballë dhe i bëj këtë pyetje. Në disa raste nga roli që duhet të kem dhe misioni që kam disa herë dal nga vetja. Kam një imazh shumë të qetë në publik, megjithëatë në zyrë jam tjetër njëri dhe në disa raste nuk do doja ta kisha veten shefe.”

Prej vitesh larg publikut, Amardo Toska zbulon se kur do të rikthehet

MË TË LEXUARAT

To Top