Rozë

Inva Mula flet hapur: Unë nuk jam beqare, jam e dashuruar

Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, ka rrëfyer për Drini Zeqo në A2 CNN, shumë nga m isteret që rrethojnë jetën e saj veshur me shkëlqimin e skenave më të famshme në botën e artit.

Nga karriera, marrëdhënia me prindërit, fëmijët dhe jeta pas kamerave, artistja tregon si gjithçka nisi kur plotësisht në fshehtësi nga mamaja e saj, nisi të bënte prova për të mësuar veprën e njohur botërore “La Traviata”.

Sopranoja foli edhe për marrëdhënien e saj të dashurisë, duke pohuar se nuk është “single”. “ Po unë nuk jam single! Unë jam grua e martuar me familjen time. Por që të flasësh për dashurinë nuk flitet ajo përjetohet.

Jam e dashuruar me jetën, me gjërat e bukura pastaj futen marrëdhëniet që ti ke me bashkëshortin me fëmijët me rrethin.”, tha Inva.

Gjatë bisedës Inva rrëfeu se marrëdhënia me vajzën e saj Ninën dhe djalin Anthony është një gjë e shtrenjtë. Por pavarësisht historisë së pasur artistike, ajo këmbëngul që fëmijët nuk duhet të imponohen në zgjedhjet e tyre.

“Nuk kam dashur kurrë që të imponoj asnjërin nga fëmijët për zgjedhjet e tyre. Kalimi i Anthony në muzikë ishte plotësisht një dëshirë personale e tij. Unë dhe ai kemi një projekt bashkë, por ende nuk do të publikohet. Këtë do ta vendosë ai”.

Inva Mula: Unë sopranoja e parë shqiptare në skenat evropiane - Revista Newsbomb

MË TË LEXUARAT

To Top