Edhe pse ra në sy të shumë njerëzve, mbrëmjen e së premtes, ku të gjithë moderatoret apo punonjësit e Top Channel kishin postuar video në Instagram nga momentet e “Dancing with the stars”, por dikush qëndroi i qetë.
Gazetari Andi Vrapi ka theksuar, në rubrikën “Keeping up with Andi”, në “Natën me Aulonën”, se Arbana Osmani nuk ka publikuar asgjë në Instagram lidhur me programin apo Borën.
“Ditën e premte ka nisur spektakli “Dancing with the stars”, por në dasmën e madhe të mbajtur në Kashari ka munguar një nga kunatat më të rëndësishme të këtij televizioni, Arbana Osmani. Nuk besoj se Arbana e ka harruar, sepse nuk është nga ato personazhe që harron të bëjë gjëra të tilla, por gojët e liga thonë se Arbana Osmani nuk është aq i kënaqur me vëmendjen që po merr Bora Zemani nga familja e Top Channel dhe Top Medias” – ka marrë fund gazetaria!