Rozë

Inva Mula rrëqeth me rrëfimin: Më vjen keq që ja kam thyer zemrën nënës sime

Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, ka bërë së fundmi një rrefim për shumë nga misteret që rrethojnë jetën e saj veshur me shkëlqimin e skenave më të famshme në botën e artit.

Inva Mula music, videos, stats, and photos | Last.fm

Ajo tregon për audicionin që i ndryshoi jetën. “La Traviata” vepra e njohur botërore, për të cilën sporanoja shqiptare nisi ta mësonte dhe të bënte prova plotësisht në fshehtësi nga mamaja e saj.

“Unë sapo mbarova Konservatorin e Tiranës, që sot njihet si Akademia e Arteve dhe në ato momente nuk e mendoja largimin nga Shqipëria. Nuk kisha as pasaportë. Si çdo shqiptar. “La Traviata” luhej në atë kohë në teatrin tonë dhe vendosa ta mësoj vetë, në fshehtësi. Sepse mamaja ime, si mësuesja ime e kantos, një grua shumë e disiplinuar nuk lejonte që një këngëtar t’i digjte etapat e formimit. Tani mamaja ime nuk jeton më dhe më vjen keq që ja kam thyer zemrën. Por reb elizmin e atëhershëm, do ta interpretoja si kuraja e një artisti të ri që ka nevojë për konfirmim.”, shprehet Inva Mula në A2CNN.

Gjatë bisedës Inva rrëfeu se marrëdhënia me vajzën e saj Ninën dhe djalin Anthony është një gjë e shtrenjtë. Por pavarësisht historisë së pasur artistike, ajo këmbëngul që fëmijët nuk duhet të imponohen në zgjedhjet e tyre.

Albanian soprano Inva Mula makes comeback as director, lead performer in  'Pearl Fishers' – Tirana Times

MË TË LEXUARAT

To Top