Rozë

As shtëpi nuk kishte dhe flinte në makinë, burri që u bë miliarder tregon si ia doli: Kisha edhe fëmijë

Miliarderi John Paul DeJoria ka treguar për emisionin “Opinion” të gjithë historinë e tij të rrallë. Nga i pastrehë, ai arriti të bëhej një prej personave më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe gjithçka nisi me 700 Dollarë. Por para se të arrinte këtu ai kaloi shumë peripeci të tjera. DeJoria-s iu desh të flinte në një makinë të vjetër dhe të hante aty ku kishte oferta që t’ia dilte mbanë.

Dikur jetonte në makinë, sot miliarder. Kur u pasurua bëri

Po ashtu, ai rrëfeu për gazetarin Blendi Fevziu një gjest të rrallë që ka bërë pasi u pasurua. DeJoria tha se ka shkuar në një prej lokaleve ku e ndihmuan të ushqehej kur nuk kishte shumë para dhe ka lënë një bakshish të majmë për shkak se e ndihmuan kur kishte nevojë.

Blendi Fevziu: Ju shpenzuat një kohë të gjatë duke fjetur në makinë si i pastrehë. Gjatë cilës kohë në jetën tuaj ndodhi kjo?

John Paul DeJoria: Mbarova gjimnazin, shkova në marinë, bëra disa punë të ndryshme, dhe më pas shkova për të punuar në kompani në industrinë e bukurisë…

Blendi Fevziu: Në marinën e Shteteve të Bashkuara.

John Paul DeJoria: Në marinën e Shteteve të Bashkuara. Gjithçka ka ndodhur në SHBA.

Blendi Fevziu: Qëndruat dy vite në marinë.

John Paul DeJoria: Pikërisht. Isha duke kryer shërbimin. Ndoshta qëndrova edhe pak më gjatë, por atëherë shërbimi ishte ushtarak ishte diku te dy vite.

Blendi Fevziu: Vazhdoni ta doni detin?

John Paul DeJoria: Po, sigurisht.

Blendi Fevziu: Kthehuni te makina juaj.

John Paul DeJoria: Po, lë ti kthehemi historisë me makinën. Pas kësaj punova për disa kompani dhe më pas në 1980-ën, mendova pse të mos hap kompaninë time në fushën e industrisë së bukurisë. Dola jashtë për të mbledhur para.

Blendi Fevziu: Sa para kishit në atë kohë?

John Paul DeJoria: Shumë pak. Kisha një punë të mirë, fitoja mjaft para, por nuk kisha gjysmë milionë dollarë që më nevojiteshin për të hapur një kompani në sektorin e bukurisë.

Blendi Fevziu: Gjysmë milioni?

John Paul DeJoria: Gjysmë milioni. 500 mijë dollarë për të filluar. E dija sa para nevojiteshin pasi isha duke punuar për dy kompani.

Blendi Fevziu: Për sa kohë qëndruat në makinë?

John Paul DeJoria: Aty do të shkoja tani. Më pas, ai që na mbështeste me para u tërhoq. Nuk na dha asnjë qindarkë. Ditën që supozohet të na vinin paratë, unë lashë gjithçka kisha. Lashë punën që kisha. Në atë kohë isha i martuar. Marrëdhënia jonë nuk po shkonte edhe aq mirë. Kështu që i lash shtëpinë që zotëroja gruas time, që së shpejti do të bëhej ish-grua dhe vajzës time, të gjitha paratë dhe makinën e re, mora makinën e vjetër, 200 Dollarë në xhep sepse gjysmë milioni dollarë ishin duke ardhur nëpërmjet Bankës së Amerikës. Ato para asnjëherë nuk mbërritën. Kisha 300 dollarë. Partneri im i cili ishte parukier erdhi nga Havai me të dashurën e tij në mënyrë që të merrte edhi ai ca para, por nuk kishte fare para. Pra, pyetja ishte: Paul, sa para mund të përballosh? 350 dollarë. Unë kisha vetëm 200. Kështu që shkova te nëna ime, e cila në atë kohë jetonte në Los Anxheles në atë kohë. I thashë, nënë, pa i treguar se çfarë kishte ndodhur, a mund të…

Blendi Fevziu: Kishit të dy 550 dollarë..?

John Paul DeJoria: Nuk kisha asgjë. Kishim sëbashku 350 dollarë. Kështu që shkova te nëna ime e i thashë: Nënë, mund të marrë borxh 350 dollarë? Sepse e dija që më duheshin diku disa qindra dollarë për të jetuar. Isha shumë krenar, shumë krenar për të thënë: Nënë, nuk i kam më ato punët, nuk kam një vend ku të jetoj, a mund të jetoi të dhoma ime e vjetër? Ishte e lirë në atë kohë. Mund të ha me ty? Isha shumë krenar. Isha budalla. Isha shumë krenar. Ajo më tha, pse? Ti fiton mjaft para! I thashë, nënë, do të ti kthej për një muaj. Në rregull, më tha. Ja ku i ke, John-i. Dhe më pas mora paratë. Më pas…

Blendi Fevziu: Menduat që do riktheheni me paratë e saj?

John Paul DeJoria: Po, shpresoja t’ia ktheja. Më pas, doli që nuk kisha ku të qëndroja. Kështu që qëndrova te makina ime me një batanije dhe një jastëk. Do të bëja dush te parku që ndodhej pranë ku njerëzit luanin tenis. Zbulova se si mund të jetoj me 2 dollarë dhe 50 cent në ditë.

Blendi Fevziu: 2 Dollarë dhe 50 cent në ditë. Ju hanit…

John Paul DeJoria: Ja çfarë zbulova sepse kur nuk ke asgjë, shikon për mundësi. Ishte një restorant i vogël pranë autostradës në North Hollywood, California. Quhej “Freeway Cafe”. Askush nuk shkonte nga ora 9-11 të mëngjesit. Kështu që mblidheshin më shumë kamionistë. Bëhet fjalë për vitet 1980, kishin një mëngjes special për 99 cent dhe përfshinte një vezë, një tost dhe sipas zgjedhjes, një salçiçe apo bejkon. Unë zgjidhja salçiçen sepse ishte më e madhe dhe më pas zgjidhje një gotë kafe apo lëng.

Blendi Fevziu: Për 99 cent.

John Paul DeJoria: Po, ky ishte mëngjesi. Më pas duhet të hash sërish. Haja aty rreth orës 10 të mëngjesit dhe ngopesha. Më pas dikush nisi diçka në Los Anxheles të quajtur “Happy Hour”, një restorant El Torito. Nga ora 16:30 në…

Blendi Fevziu: U bëtë ekspert në gjetjen e ofertave…

John Paul DeJoria: Nga ora 16:30-18:00 nuk kishte thuajse askënd. Ajo ishte “Happy Hour”. Nëse do të shkoje gjatë aty orëve për 99 cent merrje një picë margarita të madhe, jo më cilësoren, një të lirë, dhe të jepnin tako të vogla, dhe salcëra për të ngrënë dhe krahë pule. Kështu që unë do të shkoja aty në atë orë dhe për 99 cent do të blija Margaritën, 15 cent për bakshish, se do të lija pak bakshish, 20 krahë pule edhe 2 takos të vogla edhe salcën. Isha i ngopur. Pas 4-5 më kuptuan, erdhën kamerierja dhe menaxheri dhe më thanë: kjo është darka jote? Sepse merrja edhe një djalë të vogël me vete, ishte djali im. I thashë po, i tregova se çfarë ndodhi. Pas pak do të na jepnin gjëra për të ngrënë. Ishin kaq të mirë. 2-3 vite më vonë kur fillova të fitoj ca para, kaluan ca vite…

Blendi Fevziu: U kthyet në të njëjtin vend…

John Paul DeJoria: I lashë një bakshish të majmë. Bakshishin më të majmë që kishin parë ndonjëherë. I zbulova të gjithë. I falënderova shumë e i thashë që më ndihmuan shumë kur isha në nevojë. Kështu ndodhën gjërat.

Blendi Fevziu: Shumë e këndshme.

John Paul DeJoria: Kështu filluan gjërat. Fjeta në makinë për disa javë. Parkoja në Mahalin Drive, e cila nuk ndodhej larg nga shtëpia ime, ishte vend i sigurt aty. Një mëngjes aktorja Joanna Pettet më trokiti te dritarja dhe më tha: Nuk besoj që po flenë të makina jote, çfarë ndodhi? I shpjegova historinë. Më tha se ka një dhomë shtesë në shtëpinë e saj, mund të rrija aty për dy muaj sa të ngrihesha në këmbët e mija.

Blendi Fevziu: Dhe ju u transferuat aty?

John Paul DeJoria: Po, lëviza makinën time aty. Çova plaçkat në dhomë pasi gjithçka kisha ndodheshe në makinë.

Blendi Fevziu: Ju filluat biznesin me 700 dollarë.

John Paul DeJoria: Po, ashtu është. Fillova me 700 dollarë.

Blendi Fevziu: 700 dollarë.

Dikur jetonte në makinë, sot miliarder. Kur u pasurua bëri

MË TË LEXUARAT

To Top