E çiltër dhe pa filtra si gjithnjë, Roza Lati guxoi në të gjitha lojërat që iu dhanë në emisionin “E Diell”. Ajo pranoi sfidën për t’i bërë një lojë nënës së saj, aktores së humorit Rita Lati.
Moderatorja Nevina Shtylla i kërkoi Rozës të telefononte Ritën dhe t’i thoshte se hoqi dorë nga roli i saj në filmin shqiptar që po xhironte dhe shkak u bë një sk enë e nx ehtë.
“Duhet të sillesha sikur po kryeja mar r ëdhënie dhe unë nuk e bëj dot, kështu që hoqa dorë“, i tha Roza aktores.
“Çfarë ka të bësh një skenë, është problem? Ty të vjen dynjaja mbrapa, sikur nuk të kam bërë unë”, i tha Rita, ndërsa më pas Roza i rrëfeu se e gjitha ishte një lojë.