Së fundmi Era Istrefi dhe Don Xhoni janë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.
Dyshja ishin në koncert së bashku dhe teksa po performonin këngën e tyre në skenë, në një moment Don Xhoni i afrohet këngëtares në dukje për t’i dhënë një puthje.
Megjithëse është e paqartë nëse Era dhe Don Xhoni kanë shkëmbyer një puthje në buzë, fansat duken mjaft të emocionuar nga ideja se artistët mund të jenë çifti më i ri i showbizit. Ende nuk ka asnjë reagim nga dyshja, dhe mbetet për t’u parë nëse me Era Istrefit dhe Don Xhonit po nis diçka.