Anabel Payano Pichardo nga Republika Domenikane u kurorëzua “Miss Globe 2022”. Edicioni i 19-të i konkursit ndërkombëtar Miss Globe u mbajt këtë të shtunë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nën drejtimin e Arjola Shehut.
Anabel është 19 vjeç, vjen nga Republika Domenikane dhe është modele profesioniste. Ajo ka sfiluar për marka si Balenciaga, Giambattista Valli etj.
Anamaria Babau nga Emiratet e Bashkuara Arabe u shpall shoqëruesja e parë ndërsa Drita Ziri nga Shqipëria, Thanawan Wigg nga Tajlanda dhe Lam Thu Hong nga Vietnami u shpallën përkatësisht shoqëruese e dytë, e tretë dhe e katërt.
Top 15-shen e përfunduan Heloisa Godinho (Brazil), Sofia Donado (Kolumbi), Nella Cheves Serano (Kosta Rika), Sirel Saad (Estoni), Prisca Abah (Gana), Anastasija Aleksejevska (Letoni), Natasha Stefanovic (Mali i Zi), Chelsea Fernandez (Filipine), Patrycja Krzywon (Poloni) dhe Argi Annisil (Venezuela).