Monika Lubonja ishte një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi aktorja zbuloi dashurinë e madhe për bananet. Madje dhe dhuratat që i bëheshin ishin ky frut.
Së fundmi, Monika ka publikuar një video në Instagram ku shihet duke imituar gjestin e Julia Roberts, e cila e përdor bananen si telefon. Jo vetëm kaq, por aktorja nuk e ka kursyer një thumb krahas videos.
“Legjendat e bananeve i shfrytëzojnë të gjithë, edhe produksionet e mëdha për të kamofluar frutat që duan të hanë vërtetë. Por, vetëm yjet dinë t’i përdorin siç duhet”, ka shkruar ajo.