Rozë

Nuk flet më me Beniadën, Einxhel tregon arsyen: Prisja që ajo të më kërkonte falje

Einxhel Shkira ka sqaruar arsyen e prishjes së miqësisë me Beniada Nishanin, në një video në Youtube. Ajo theksoi se aktualisht nuk mban kontakte me të, por shtoi se priste një falje nga modelja pasi ishte prekur shumë nga komentet që kishte lënë e ëma e saj nëpër rrjete sociale.

'Prisja të më kërkonte falje por s’e bëri',

“Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë. Unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje.

Aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të. Këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u ak uzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte. Unë në asnjë moment nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe siç e kam thënë dhe brenda, nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”, ka thënë Einxhel.

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani nuk flasin me njëra-tjetrën pas  përfundimit të “BBV”, zbulohet arsyeja – BoldNews.al

MË TË LEXUARAT

To Top