E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte Jonida Vokshi, e cila foli mbi përgatitjet në pritje të ‘Big Brother Vip Kosovo’. Shumë emra janë lakuar për prezencën e tyre në format, por mbi të gjitha është diskutuar mbi një rivalitet mes formatit në Kosovë dhe atij në Shqipëri. Ndonëse Jonida e pranoi se në tregun televiziv formatet janë në konkurrencë, shprehu se ishte ndjerë e mbështetur nga koleget në Kosovë.
Ishte një urim publik i Arbana Osmanit që i dedikohej Vokshit që la shumë impakt në publik e për të cilin kjo e fundit u shpreh e lumturuar: “Jo vetëm për urimin e Arbanës, por për urimin e çdo kolegeje time, mund ta kishin bërë në privat. Sigurisht nuk do të mërzitesha nëse s’do më uronte, por sigurisht që mu bë qejfi që e bëri.”
Jonida shtoi se u surpriza nga urimi dhe ajo që e kënaq më tepër është prezenca e dy programeve televizive që do argëtojnë shqiptarët e do u japin atyre variacion, ose siç e shprehu edhe vetë “do kenë çfarë shohin”.