Rozë

5 vite pa Adelën/ Rrëqeth mikja e saj gazetare: Ndjej që ke qëndruar pranë meje

Lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të gazetares së njohur dhe ish-banores së “Big Brother”, Adelajda Xhamani në moshën 31-vjeçare, la pas dhìmbjé të mëdha, jo vetëm tek kolegët e saj por preku dhe mbarë opinionin publik.

Një nga miket më të mira të Adelajdas, gazetarja dhe spikerja Iva Kalemi e kujton herë pas here. Sot bëhen 5 vite nga largimi i saj nga jeta dhe Iva Kalemi ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale.

“Është e cuditshme kur kupton se koha nuk është veçse një nocion e shtrenja ime. Ti ke mbetur aty e gdhendur pranë shpirit tim me gjithë dashurinë tënde e dëshirën për të me treguar që sdo jem kurrë vetëm, megjithëse se ke 5 vite larg.

Është e çuditshme se si hesht, por më tregon çdo ditë se sa vlere ke në jetën time. Është e çuditshme se kur njerezit flasin për ty me keqardhj.

Ndërsa une ndjej se ti ke ikur për ta, por për të qëndruar gjithmonë pranë meje. Se dashuria është përjetësi Adela ime dhe një dashuri të tillë mund ta kesh vetëm ti”, shkruan spikeria.

Po ashtu edhe personazhe të tjerë publik e kanë kujtuar Adelën sot, pasi ajo kishte fituar respektin dhe mirënjohjen e shumë njerëzve.

MË TË LEXUARAT

To Top