Një tjetër çift i njohur i showbizit i kanë dhënë fund martesës. Bëhet fjalë për Gisele Bündchen dhe Tom Brady, të cilët i kanë dhënë fund martesës 13-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur vetë ata duke treguar se vendimi ishte marrë miqësisht.
Çifti i njohur i showbizit i japin fund martesës pas 13 vitesh
“Ditët e fundit, unë dhe bashkëshortja ime finalizuam divorcin pas 13 vitesh martesë. Ne arritëm në këtë vendim në mënyrë miqësore dhe me mirënjohje për kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Jemi të bekuar me fëmijët tanë të mrekullueshëm, të cilët do të vazhdojnë të jenë qendra e gjithë botës sonë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë si prindër, për t’u siguruar se ata do marrin të gjithë dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë. Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit teksa ndjekim kapituj të rinj të jetës sonë”, shkroi Brady.
Çifti i njohur i showbizit i japin fund martesës pas 13 vitesh
Brady ka dy fëmijë me modelen Benjamin, 14, dhe Vivian, 9 dhe gjithashtu një djalë më të madh me ish-partneren e tij Bridget Moynahan.