Rozë

Ndahet Fifi? Këngëtarja ka fshirë çdo foto me ish-të dashurin nga rrjetet sociale

Filloreta Raçi, e njohur thjesht si Fifi, dhe Adis Patusi kanë qenë mjaft të përfolur në media që kur dolën publikisht me romancën e tyre.

Pavarësisht kritikave dhe reagimeve nga ndjekësit në rrjetet sociale, dyshja vijuan ta jetojnë dashurinë e tyre në sy të publikut duke ndarë shumë momente së bashku.

Mirëpo së fundmi këngëtarja i ka habitur të gjithë me veprimin e saj në rrjetet sociale. Ajo i ka fshirë të gjitha postimet e saj, duke përfshirë dhe fotot që kishte me Adisin.

Në ‘feed’ artistja ka lënë vetëm një postim, krahas së cilit shkruhet: “Vëmendje” dhe data 1 nëntor e këtij viti.

Duket se këngëtarja po paralajmëron fansat e saj për projektin më të ri muzikor dhe mbështetja e partnerit të saj sigurisht që nuk mungon. Ky i fundit ka postuar të njëjtën gjë në profilin e tij.

MË TË LEXUARAT

To Top