Këngëtarja e njohur, Elsa Lila është rikthyer shumë aktive, që në momentin që hapi profilin e saj në Instagram.
Së fundmi, ajo ka ndarë një pjesë të këngës “Qan lulja per lulen”, të cilën e ka kënduar në një koncert në Romë. Sakaq, Elsa thotë se këtë këngë ia ka kënduar gjyshi kur ishte e vogël. Artistja i falenderon të gjithë fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur në këto momente plot dhimbje.
“’Qan lulja per lulen’, live ne nje koncert timin ne Rome!❤️ Faleminderit nga zemra plot dhimbje qe më keni dhënë mbeshtetje dhe dashuri!!!Kjo eshte nje kenge tradicionale qe me ka kenduar gjyshi kur kam qene e vogël. Uroj te gjitheve nje dite te mrekullueshme, ashtu sic meritoni të keni gjithe jeten!”, ka shkruar Elsa krahas videos.