Dy mbretëresha bukurie, Mariana Varela dhe Fabiola Valentin, të cilat kanë përfaqësuar respektivisht Argjentinën dhe Puerto Rikon, tani po kryesojnë faqet rozë pas lajmit se janë martuar.
Pasi e mbajtën marrëdhënien e tyre të fshehtë për shumë kohë, dyshja ka njoftuar bashkimin e saj në mënyrë zyrtare. Sipas postimit, vajzat kanë shkëmbyer betimet e tyre më 28 Tetor.
“Pasi vendosëm ta mbanim private marrëdhënien tonë, ne i hapëm dyert në një ditë speciale 28.10.2022”, shkruajtën ato në video ku shihen pjesë nga udhëtimet, fejesa e deri te momenti kur thanë “po”.
Në video ka edhe disa çaste nga martesa e tyre ku vajzat janë të veshura me të bardha përpara Byrosë Martesore në Puerto Riko. Sipas burimeve të mediave të huaja, çifti nisi të dilte pasi u njoh në Miss Grand International 2020 dhe ka qenë në një lidhje prej atëherë.
Megjithatë, gjithçka u bë zyrtare vetëm pak ditë më parë.