Rozë

Mos janë false? Këngëtari shqiptar hedh tufat me para nga helikopteri

Butrint Imeri ka befasuar fansat me veprimin e fundit që ka bërë në rrjete sociale. Ai ka publikuar një video, ku duket në një helikopter dhe me një çantë plot me euro. Këngëtarja shihet duke hedhur një pjesë të eurove nga dritarja e helikopterit. Krahas videos, ai ka shkruar dhe orën “23:59”.

Kjo është ora e publikimit të këngës së tij të re, e cila do të titullohet “Lejla”. Mesa duket kjo është një pjesë e shkëputur nga klipi i këngës.

Megjithatë, na mbetet të presim deri në mesnatë për të parë klipin e ri. “Lejla” vjen pak muaj pas bashkëpunimit që solli me Taynën dhe Mozzik.

Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të suksesshëm. Si një ndër këngëtarët më të kërkuar në treg, dhe fitimet janë të mëdha.

Së fundmi, ai ka bërë me dije se ka bërë një blerje shumë të shtrenjtë. Bëhet fjalë për një makinë të markës luksoze Rolls Royce. “Welcome baby”, shkroi ai.

Kujtojmë që kur festoi 25 vjetorin e lindjes, këngëtari u surprizuar më një makinë luksoze. Sa i përket muzikës, ai ka njoftuar se ka gati projektin e ri muzikor që do të titullohet “Lejla”. Ndonëse ishte planifikuar të publikohej më herët, përfundimisht është vendosur të dalë të enjten në orën 23:59.

MË TË LEXUARAT

To Top