Rozë

U ribashkua me Erionin, Mikela: Kur kisha nevojë për të, ai nuk ishte pranë meje

E ftuar në “Live From Tirana”, Mikela foli për ribashkimin me Erionin. “Jam shumë e pavarur dhe këtë e shoh pak si problem sepse kërkoj shumë nga vetja dhe nga partneri im, arrij t’ia plotësoj të gjitha vetes. Në Shqipëri paragjykohesh shumë dhe se kuptoj pse.

Mikela dhe Erioni kanë “mëkatuar” që më parë? E Diell 17/04/2022 - YouTube

Nëse nuk ke një partner nuk të shohin si të kompletuar. Për mua një vajzë e plotësuar është një vajzë që ka punën e saj, shoqërinë e saj, nuk ka nevojë të varet nga dikush tjetër dhe mbi të gjitha është e lumtur”, tregoi ajo.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” foli dhe për ndarjen e tyre të mëparshme duke u shprehur se Erioni nuk i ishte gjendur pranë kur asaj i duhej.

“Kisha shumë nevojë për Erionin, 8 muaj që kaluam në program ku rrë nuk i kërkova diçka, kur dola i kërkova, nuk m’u gjend dhe u ndjeva shumë keq sepse nuk e kisha atëherë kur më duhej. Mendova që nëse nuk e kam tani, ai as në vazhdim nuk do të jetë. Nuk besoj se mund të ndihesh mirë krah këtij personi që nuk të gjendet pranë. Për të kaluar bukur kemi shoqërinë”, tha ajo.

Janë ribashkuar, por Mikela i kthehet ndarjes me Erionin: Nuk m'u

MË TË LEXUARAT

To Top