Rozë

Në lidhje me vëllanë e Arbër Hajdarit, i dashuri i Beniadës ka qenë i martuar dhe ka dy fëmijë

Ashtu si shihet në shkrepjen e siguruar nga paparaci i “Panoramës”, Beniada dhe i dashuri i saj tashmë marrin pjesë së bashku si çift në eventet e Tiranës.

Dyshja e ka bërë daljen e parë publike në premierën e filmit të Eduart Grishajt. Ashtu si shihet, Arbana dhe Eduarti janë shoqëruar në këtë foto nga Beniada dhe partneri i saj, Blerti.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun, Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”.

Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkesa’ e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë.

Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve.

Teksa fillimisht ka qenë i ftuar në panele si ish-futbollist, Blerti duket se është ndeshur me bukuroshen e “Big Brother”. Dyshja ka nisur një lidhje prej disa muajsh dhe duket se tashmë kjo marrëdhënie është konsoliduar mjaftueshëm, sa për të dalë tashmë edhe publikisht.

MË TË LEXUARAT

To Top