Rozë

Humbi babanë këtë vit, Romir Zalla qan në studio: Akoma nuk e kam pranuar

Aktori i njohur Romir Zalla ishte së fundmi i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ku u ndal te një moment shumë i vështirë në jetën e tij. I ati ndërroi jetë këtë vit dhe mes lotësh aktori tregoi si e ka përjetuar.

Aktori i njohur shqiptar rrëfen për pengun e madh: Ende nuk e kam kaluar  dhimbjen e humbjes – Balkanweb.com – News24

“Unë nuk e kam kapërcyer akoma atë moment, Jam në momentin, periudhën që edhe e besoj edhe nuk e besoj. Jam tek ai momenti që ka çdo djalë për prindin. Nuk e kisha menduar as në ëndrrat e mia më të këqija momentin kur të ikën një prind, ky moment vjen dhe të gjen të papërgatiur. Unë vazhdoj të mos e pranoj. Unë rikthej momente nga jeta jonë qysh fëmi deri tani që flasim, dhe është pjesa kur njeriu ka një lloj brenge sepse nuk mund dot t’i plotësojë diçka ose t’i gjendet pranë në momente të caktuara”, u shpreh ai.

Më tej Zalla dha dhe një mesazh për të gjithë njerëzit. “Jeta është bërë shumë e vështirë. Unë e kam pas thënë shpesh kur im at ishte gjallë, sa herë ke kohë, bëji një telefonate prindërve. Mos them shko takoi… (përlotet)”, tha aktori.

Romir Zalla rrëfehet si asnjëherë: S'e kam kaluar ende dhimbjen e humbjes  së babait, pengu im… - Top Channel

MË TË LEXUARAT

To Top