Rozë

Nuk flisnin, por u pajtuan para të gjithëve/ Bes Kallaku: Olsi është vëllai im i vogël, lëre çfarë thonë

Prej kohësh Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku nuk flasin mes tyre. Megjithatë qefmbetjet nuk kanë ndikuar që ata të bashkohen e të jenë dy kapitenët që do e shoqërojnë këtë sezon Luanën në “Zemër Luana”. Dyshja refuzuan të përballeshin në skenë, por pak para fundit të episodit të parë ata u bënë pjesë e sfidës: “Në gojë të luanit hedhim halle”!

Të dy për herë të parë pranuan se nuk kanë folur me njëri-tjetrin dhe vendosën të pajtoheshin publikisht.

Besi: Olsi është vëllai im i vogël, e kam rritur vetë, çdo gjë tjetër është vetëm ushqim për mediat dhe portalet.

Olsi: Me qenë i sinqertë nuk kemi folur për një kohë të gjatë, as jemi takuar, as kemi ndjenjur me njëri-tjetrin. Por kemi një kontratë vëllazërore me njëri-tjetrin që është e pathyeshme.

MË TË LEXUARAT

To Top