Rozë

Sarah gjeti dashurinë e jetës në ‘Big Brother’, motra e saj: Prindërit nuk kanë qenë dakord që ajo të futej

Blogerja, Sarah Berisha është një nga personazhet më të dashur nga publiku, që në momentin që u bë pjesë e “Big Brother VIP”. Mirëpo, duket se familja e saj nuk ka qenë dakord me këtë vendim dhe këtë e ka zbuluar vetë Sarah me motrën e saj, Ditea gjatë një interviste për ‘Mirage’.

“Jam dashuruar me të”, Pajtimi dhe Sarah flirtojnë me njëri-tjetrin, Dj PM:  Do më kesh gjithmonë... - Gossip

“Gjëja e parë që i kam thënë është ‘po, mos e diskuto fare, do futesh.’ Prindërit nuk ishin dakord, sidomos babi, por bëmë një mbledhje familjare dhe unë iu thashë që Sara e di vetë se çfarë të bëjë edhe që do futet. Ne nuk e dinim që Sara do të gjente dashurinë e jetës në ‘BBV’”, tha Ditea.

E pyetur se cilat ishin pritshmëritë pasi doli nga “BBV”, Sarah u shpreh: “Jam zhgënjyer për mirë kur kam dalë, sepse nuk e prisja gjithë këtë suport kaq të madh nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Jam surprizuar shumë dhe jam shumë e lumtur që njerëzit më kanë njohur për Sarën që jam”.

Kujtojmë që aktualisht, blogerja po shijon lidhjen e dashurisë me Dj PM, me të cilin u njoh në shtëpinë e famshme.

MË TË LEXUARAT

To Top