Rozë

Ka pasur jetë të vështirë shumë, Ermal Mamaqi: Ishte Vera Grabocka, ajo që më ndryshoi jetën

Mbrëmjen e djeshme promovimi i librit të parë të Ermal Mamaqit “Në garë me veten”, një libër motivues që nxit lexuesin të bëhet versioni më i mirë i vetes.

6000 euro në faturë për një foto me të? Ermal Mamaqi sqaron të vërtetën -  Gazeta Express

Gjatë fjalimit të tij sonte, Ermali tregoi dhe një histori sesi Vera Grabocka ka qenë ajo që e ka nxitur t’i futej prezantimit duke parë potencialin e tij.

“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing with the stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot, do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh).

Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi. Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali.

Gjigante dhe luksoze, brenda vilës së Vera Grabockës dhe Timo Fllokos (FOTO  LAJM) - Albeu.com

MË TË LEXUARAT

To Top