Rozë

”Nuk ia thosha dot”/ Adelina Tahiri: Ia kam pasur shumë të vështirë, t’ia them babait

Adelina Tahiri e ftuar në “Why Not”, në RTV Ora ka folur mbi marrëdhënien e saj me bashkëshortin dhe momentin e vështirë kur ia tha të atit.

Adelina Tahiri i quan meshkujt shqiptarë të prapambetur - Gazeta Express

Adelina Tahiri: Babai im është i njohur në Maqedoni dhe nuk është se nuk kishte dëgjuar diçka. Po nuk ishte moment që tja thoja dhe nuk kisha forcën pasi jam vajza e parë në familje dhe kam qenë si djali i babit, jo vajza e babit. Kemi qenë me pushime në Bodrum dhe vendosa tja thoja. Kurrë nuk kam për ta harruar atë moment.

Ja thashë të gjitha, që jam me një person që nuk ka të bëjë me fenë, nacionalitetitn, moshën time, dhe kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij, prandaj janë prindërit. Mu kthye, asnjë fjalë nuk më tha, i dolën lotët dhe më tha: Prindërit dhe fatin nuk e zgjedh kurrë ti, janë punët e zotit. Kështu që unë të përkrah deri në fund.

Më tha se do të jem me ty, të kam rritur, të kam edukuar dhe i besoj vendimeve të tua. Tani e do atë më shumë se mua.

Adelina Tahiri tregon momentin e vështirë kur ia tha të atit

MË TË LEXUARAT

To Top