Flori Mumajesi është kthyer ditët e fundit në kryefjalën e mediave rozë. Pas fshirjes së disa prej këngëve të tij nga Youtube, Flori ka postuar vazhdimisht video duke treguar detaje nga jeta e tij.
Së fundmi Flori ka publikuar dhe këngën e tij më të re me titull “Mbaroj për ty”.
“Më duaj zemër dhe pak më shumë se unë mbaroj për ty”, është një pjesë nga teksti.
Ky projekt i papritur po pëlqehet shumë nga fansat dhe brenda pak orët ka arritur gati 200 mijë shikime.