Rozë

Bora dhe Donaldi janë bashkë, Beatrix reagon keq nga ‘Top Media’: A nuk ju duket e çuditshme kjo

Duket se marrëdhënia mes Beatrix Ramosajt dhe drejtueseve të “Top Channel” është mjaft e ten sionuar. Të paktën kështu është lënë të kuptohet nga postimet e fundit të këngëtares.

U "zhduk" pas daljes nga Big Brother, dalin detajet e para të gjendjes së  rënduar të Beatrix Ramosaj (FOTO LAJM) - Albeu.com

Fillimisht, një vit pasi ishte futur në “Big Brother Vip”, Beatrix e rikutjoi atë eksperiencë përmes një fotoje në Instastory.

Dhe ishte pikërisht një foto krejtësisht sfondi i zi krahas së cilës shkroi: “Këtu supozohej të ishte një foto nga eksperienca ime por nuk kisha një të bukur. 1 vit (Ti-E di-Kush ose Ajo-që-Nuk-Duhet-të-Përmendet aka Beatrix) Lezetshëm.”

Mirëpo së fundmi Beatrix ka ironizuar përsëri. Në një status në Twitter, ajo ka shkruar se kënga e saj “Më Ndikon” nuk po transmetohet në “My Music” ndërsa pyet ironikisht ndjekësit e saj, “a është e çuditshme kjo gjë.”

Kujtojmë se së fundmi këngëtarja ka bërë edhe një ndryshim në pamjen e saj. Trixa ka vendosur që të ndryshojë ngjyrën e flokëve. “Nuk ka më bjonde”, shkroi Trixa krahas një videoje në TikTok.

Më herët, ajo reagoi pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ku thuhej se do të bëhej pjesë e kastit të “Dance Albania”. Në një postim në InstaStory, Beatrix falenderoi të gjithë mbështetësit e saj, ndërsa sqaroi se fansat do ta shohin në forma të tjera dhe jo në emisione televizive.

“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehmi çdo ditë për të më shikuar në emisione televizve, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Jua dua! Beatrix”, thuhej në postimin e plotë të Beatrix.

Kujtojmë që pas daljes nga BBV, Trixa u përball me një sërë komentesh pozitive por edhe negative. Ajo madje reagoi disa herë për komentet por tashmë ajo po shijon jetën e saj si dhe po punon për projekte të reja muzikore.

MË TË LEXUARAT

To Top