Rozë

”Unë e dija që ia do ia dilte”/ Biznesmeni, Vasili Naçi flet për Ermalin: S’ka gjë më të shenjtë se sa të ndihmosh njerëzit

Sipërmarrësi i suksesshëm, i shpallur “Biznesmeni i vitit” dhe filantropi Vasil Naçi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në promovimin e librit “Në garë me veten” nga Ermal Mamaqi.

Mamaqi u përgjigjet kritikave: Jam trajnuar nga Vasil Naçi, kam 10 vjet që  jam filozof! - Aktualiteti

Naçi u ndal të kujtonte fillimet e Ermalit duke u shprehur se e ka ditur gjithmonë që ai do të arrinte këtu pasi i kishte vënë synime vetes dhe sot e kësaj dite vazhdon të kërkojë më shumë nga vetja. Naçi u shpreh se libri i Ermalit është fenomenal duke e vlerësuar për punën që ka bërë duke ndihmuar njerëzit të arrijnë versionin më të mirë të vetes.

“Ermali është një person që vazhdimisht më surprizon, nuk kënaqet me veten, nuk kënaqet me ato që ka, është gjithmonë në kërkim të diçkaje dhe atë që merr përsipër e bën për mrekulli. Unë i dija ëndrrat e tij dhe i thashë Ermal ti do jesh një trajnues i përkryer sepse të trajnosh, të ndihmosh njerëzit është një mision. Nuk ka gjë më të shenjtë sesa të ndihmosh njerëzit.

Nuk e imagjinoni sesi ndihem kur Ermali thotë ‘Unë i jam Vasilit shumë mirënjohës’. Nuk ka bekim më të madh sesa një ditë njerëzit që ti ndihmon të të thonë faleminderit. Ermal jam shumë krenar për ty, po ecën në rrugën e diturisë, mos u ndal. Je person i veçantë. Jam i sigurt që libri do jetë fenomenal.

Për 4 ditë Vasil Naçi ju mëson si të bëni sukses në botën e biznesit -  Aktualitet

MË TË LEXUARAT

To Top