Rozë

E kritikuan pse u martua me burrë nga Japonia, ‘Ponja e Portokallisë’ reagon: Kam gjetur babanë idela për djalin tim

Është padyshim në një aktoret më të dashura të humorit, e cila spikati me rolin e Ponjës së Portokallisë. Ervina Kotolloshi u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris. Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez.

Portokalli, 6 Maj 2008 - Ervina Kotolloshi dhe Gazmend Paja - YouTube

Pak ditë më parë Albeu.com risolli në kujtesë akotren e cila është bërë nënë e një djali dhe sot ajo ka dhënë një intervistë pas shumëkohësh shkëputje.

Por pasi rrjeti mësoi se bashkëshorti i akotres është aziatik, paragjykimet nuk munguan. Për këtë aktorja ka bërë një reagim të ashpër ku shprehet se ajo ka zgjedhur që jeta e saj private të qëndrojë e tillë, prandaj nuk lejon askënd të flasi keq për bashkëshortin që ajo ka zgjedhur.

Ajo shkruan se ai është një njeri i mrekullueshëm dhe se nuk do të ënderrontë një bashkeshort dhe baba më të mirë për djalin e saj.

MË TË LEXUARAT

To Top