Rozë

Lori Hoxha e konfirmon, Grida Duma do të drejtojë emisionin që kishte Sokol Balla

Lori Hoxha ka konfirmuar zyrtarisht lajmin që gazeta TemA e publikoi në mënyrë ekzkluzive në fillim të kësaj jave.

Grida Duma lë mandatin: Çfarë nuk i fal politikës së llumit – A2 CNN

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat ka lajmëruar largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes 3 ditë më parë.

Sot shefja ekzekutiv e TCH Lori Hoxha ka konfirmuar se Grida Duma do të drejtojë “Top Storyn” në Top Channel që do të nis këtë të hënë.

“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur.

Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën.

Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nga ata që presin skutave për shansin e humbur.

Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës”, tha Duma ne dklaraten e saj.

Shefja ekzekutive e Top Channel e konfirmon: Grida do të drejtojë

MË TË LEXUARAT

To Top