Butrint Imeri është shumë aktiv në muzikë me projekte të reja, koncerte dhe vitet e fundit për të kanë qenë të suksesshme.
Por kur vjen puna te jeta private këngëtari e ruan sa më hermetike, megjithatë për ditëlindjen e mamasë, nuk mund të mungonte një urim publik.
Butrinti ka postuar një foto krah të ëmës dhe të gjithë janë habitur sesa e re në moshë dhe plot sharm duket e ëma e tij.
“Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime”, ka shkruar Butrinti.