Erjola Doci ka komentuar situatën e Borës dhe Donaldit e ftuar në “Expuls”. Moderatorja u shpreh se ka rezervat e saj për Borën pasi nuk duhet ta bënte publik rikthimin me Donaldin.
“Çdo femër duhet të falë. Femëra e fortë fal, por kam rezervat e mia.
Dihej që do rikthehej, por nëse do isha në vendin e Borës nuk do e kisha bërë publike.
Do qëndroja ca vite larg njerëzve që edhe nëse ka dashuri. Se nëse e bëjnë për çështje fame, njerëzit të mos e dinin sepse kur ua servis direkt pas kësaj ndodhie mund të keqkuptohet si diçka për famë dhe kjo do i përndjekë”, u shpreh Erjola.
Ndryshe, ribashkimi i Bores dhe Donaldit beri buje gjithandej ne media duke u komentuar ne mase te madhe.