Rozë

Ka pasur jetë të vështirë/ Ermal Mamaqi tregon momentin që i ndryshoi jetën: Lexova 200 libra

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, Ermal Mamaqi foli rreth librit të tij “Në garë me veten”, një libër motivues që mëson lexuesin si të përballojë sfidat në jetë dhe të arrijë suksesin.

Ermali tregon momentin që i ndryshoi jeta: Lexova 200 libra

Ermali ka treguar se i ka kaluar dhe vetë shumë sfida, madje në një moment mendoi se nuk donte të bëntë me asgjë, derisa një ditë jeta e tij ndryshoi pas pjesëmarrjes në një seminar motivimi.

“Ka qenë një moment i jetës sime që kam qenë shumë rëndë, janë këto momentet ku ti nuk qohesh dot nga krevati. Nuk do të bësh asgjë. Nuk do të të ndodhë asgjë, por prek tokën. Dhe një nga këto momentet ka qenë kur unë mendoja se çfarë duhet të bëj dhe mora pjesë në një seminar motivimi dhe pashë se çfarë bëhej. Pastaj kam ngrënë çdo lloj libri për zhvillimin personal, mund të kem lexuar 200 libra”, tregoi Ermali.

Ermali tregon momentin që i ndryshoi jeta: Lexova 200 libra

MË TË LEXUARAT

To Top