Rozë

Ermal Fejzullahu tregon problemet me ankthin: Kam marrë dhe ndihmë nga psikologu, asgjë nuk është si duket

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të dashur nga publiku, pasi prej 20 vitesh është aktiv në skenë. Ai jep rrallëherë intervista, ku flet për jetën private.

Mirëpo, së fundmi, në “Natën me Aulonën”, Ermali rrëfeu disa momente të rëndësishme që ka kaluar. Ndër të tjera, foli edhe për luf tën me ankthin.

Këngëtari ka pranuar se në fillim i është nevojitur ndihma e psikologut. “Nuk është e lehtë asgjë. Njerëzit shohin këtë ditë ku je, por askush nuk i llogaritë këto 19 vite sa vështirësi ka pasur që të arrish të jesh një artist i rregullt dhe me pas peshë në punën që bën.

Ka pasur momente shumë të vështira, po unë nisem me atë që njeriu është i bërë për sfida. Edhe sa më shumë momente të vështira, të bëjnë më të fortë dhe më të përgjegjshëm. Dhe je më i suksesshëm. Në një kohë kam pasur një ngarkesë psikologjike, më është krijuar një lloj ankthi. “Çrregullim paniku”, ma kanë konstatuar më pas.

Kam qenë tek psikologu, psikologu është për njerëzit. Në fillim nuk kam ditur çfarë problemi kam. Kam menduar se kam probleme me mushkëritë. Më dukej sikur më merrej fryma”, tha Ermali.

Sa i përket familjes, këngëtari është babai i katër fëmijëve. I pyetur nëse ka në plan ta zgjerojë më tej familjen ai u shpreh: “Nuk e kemi në plan të kemi fëmijë të tjerë për momentin, pastaj jetës nuk i dihet.”

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për fansat e tij

MË TË LEXUARAT

To Top