Një mënyrë e mirë për t’i mbajtur shikuesit të gozhduar para një programi televiziv është edhe të zbulosh gjërat më pikante nga episodi i ardhshëm.
Këtë taktikë ndjek edhe Luana Vjollca nëpërmjet promove të puntatave të ardhshme të “Zemër Luana”.
Promoja e kësaj të diele tregon tre çiftet e njohura, Sarah Berishën dhe Dj Pm, Almeda Abazin dhe aktorin turk Tolgahan, si dhe Ritën dhe Fidanin.
Ajo që bie në sy në fund të promos është fjalia përmbyllëse e Luana Vjollcës. “Të bëj dhe unë ndonjë dedikim apo jo?! Të dua!”-dëgjohet të thotë moderatorja.
Të jetë një dedikim publik për partnerin e saj, Krenar Çoçajn? Ndonëse kurrë nuk ka folur hapur për jetën e saj private, Luana prej vitesh tashmë është në një lidhje dashurie me biznesmenin e njohur.
Ajo është treguar gjithmonë e rezervuar në lidhje me këtë duke u shprehur se jetën private të saj dëshiron ta mbajë të tillë.
“Unë jetën private dua ta mbaj sa më shumë të tillë me fanatizëm e mbaj hermetike. Unë e kuptoj që jam personazh publik dhe lajmet do vazhdojnë, por kam shumë dëshirë ta kem private. Megjithatë meqënëse po diskutohet kaq shumë unë…”, shprehej në një intervistë disa kohë me parë Luana.