Piranjat në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë rikthyer mbrëmjen e kësaj të diele kamerën e fshehtë.
Preja këtë herë ishte një nga këngëtarët më të preferuar të shqiptarëve, Mateus Frroku. Për të futur në kurth Mateusin u fut në lojë edhe shoqja e tij Jusi, e cila e prezanton këngëtarin me një çift krejt të pazakontë.
Dy të rinjtë që donin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, kanë zgjedhur Mateusin si këngëtarin e dasmës së tyre, pasi që të dy janë fansa të çmendur të tij.
Deri këtu duket gjithçka normale, por anormalja fillon menjëherë sapo çifti ulet në tavolinë.
Nusja e pre supozuar e dasmës :harron’ burrin në tavolinë dhe menjëherë nis pr ovokimet ndaj Mateusit, duke i lënë këtij të fundit të kuptoj se ajo është shumë e dhënë pas tij.
Megjithatë duhet thënë se Mateusi reziston si “burrat” dhe pavarësisht provo kimeve të vazhdueshme nuk bie pre në asnjë moment.
Por ka edhe ai mendimin e tij për gjithçka që ndodh, dhe këtë ja shpreh hapur shoqes së tij Jusit, menjëherë sapo çifti largohet nga tavolina.
“ Ça ishin këta moj. Ajo ka për të më q** në dasmë mua, ishte shumë e ek situar”, dëgjohet teksa flet Mateusi për nusen e ardhshme.
Pas bisedës së parë për datën e dasmës dhe pagesën, vjen dhe takimi i dytë i këngëtarit me çiftin e ri, dhe këtu nis një lojë edhe më e rrezikshme se e para.
Këtë herë përveç nuses në su lm hidhet edhe dhëndri, i cili i shpreh hapur dashurinë këngëtarit tonë: “Unë të dashuroj Mateus”.