Ata janë ndër ciftet më të përfolura të showbizit. Bëhet fjalë për Sarah Berishën dhe DJ Pm.
Sarah Berisha dhe PM kanë qenë të ftuar në “Zemër Luana”. Ndonëse “pranku” që PM i bëri Sarës pak javë më parë më një propozim jo të vërtetë u bë shumë viral, çifti u “martua” në “Zemër Luana”.
Në altar duhet të bënin betimet e tyre, para kapitenit të skuadrës së tyre, Olsit.
Një nga pyetjet që PM i bëri Sarah ishte: “A je gati që të bëhemi prindër?” Lajmet mbi shtatzëninë e Sarah janë përhapur ngado prej kohësh.
Por blogerja e njohur vendosi t’i përgënjeshtrojë me përgjigjen e dhënë edhe për PM. Ajo u shpreh se nuk është ende gati të bëhet me fëmijë në këtë moment.