Rozë

Sa qenka rritur! DJ Sardi poston foto me të birin: Ti plotësove botën time!

10 muaj më parë Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë duke mirëpritur në jetë djalin e tyre Zais Denzel Shehu.

Dj Sardi says the name of the Albanian singer whose music he would never  play

Artisti është përpjekur të jetë hermetik në lidhje me jetën e tij personale të cilën nuk e ekspozon shumë në rrjetet sociale dhe më shumë sjell për ndjekësit e tij imazhe nga jeta profesionale.

Mirëpo ditën e sotme Sardi ka shkrirë zemrat e të gjithëve me postimin e fundit, ku ka ndarë disa foto të djali të tij.

Krahas postimit ai shkruan: “Ti e bën botën time të plotë.” Në një intervistë të dhënë më herët, Sardi tregoi edhe projektet e tij në aspektin professional dhe angazhimet jashtë vendit.

Duke folur për kohën që i merr puna, ai shprehu se e gjithë barra për të rritur djalin i ka rënë Jonisës.

“Jam pak i ngarkuar, e gjithë barra i ka rënë mamasë. Edhe mërzitet ndonjëherë sepse shumicën e kohës nuk jam, jam gjithë kohë në lëvizje. Por mundohem që atë kohën që kaloj në Tiranë ta kaloj me ata.”– tha Dj Sardi për “Jo Vetëm Modë.”

Djali i tij Zais është tashmë rreth 10 muajsh, dhe Sardi tregoi se edhe ai është mësuar me axhendën e babait të tij të cilit i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme larg familjes.

“Zais është shumë mirë shumë i dashur, sikur e kupton që unë iki larg edhe sa jam në shtëpi nuk fle gjumë në orarin e vet do të lozi me mua. Më bozëqesh sikur më thotë “mos ik.”– tregoi Sardi.

Sa i përket planeve për një fëmijë të dytë, D ji njohur tha: “Të them të drejtën unë kam dashur vajzë, mamaja donte djalë. Kur mora vesh që ishte djalë nuk u mërzita. Edhe një tjetër do e bëjmë, gocën do e bëj sesbën.”

Dj Sardi na tregon për herë të parë portretin e të birit - Albeu.com

MË TË LEXUARAT

To Top