Rozë

Këngëtari zbulon lidhjet me Vaçe Zelën: Jam shumë krenar që jam pjesë e familjes së saj

Dario Zela ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu më shumë detaje rreth rrugëtimit të tij në muzikë. Dario nuk është një emër i panjohur për publikun pasi mori vëmendje të madhe disa vite më parë me pjesëmarrjen në kompeticionin muzikor “Gjeniu i vogël”.

Nisur nga mbiemri moderatori e pyeti dhe për ikonën e muzikës, Vaçe Zela, për të cilën Dario tha se ka lidhje gj a ku. “Me Vaçen kam lidhje të afërt. Gjyshi im e ka pasur kushërirë të parë. Jam shumë krenar që kam lidhje g j aku me të. Më thoshin njerëzit e fisit se ke një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla.

Njerëzit në moshë më thonë se je në hapat e Vaçe Zelës.”, tha ai. Dario foli dhe për eksperiencën në “Gjeniun e vogël”, për të cilin tha se ku spektakël e bëri atë të kuptonte se sa e rëndësishme ishte muzika për të. Ai tha se kur ishte i vogël pëlqente futbollin dhe se mendonte se do të merrej me muzikë.

MË TË LEXUARAT

To Top