Rozë

Nuk flasin më, Beniada për Einxhel: I uroj shtatzëni të mbarë, gjërat do ndryshojnë shpejt

Beniada Nishani ishte e ftuar në emisionin “Why Not” ku u pyet dhe një herë tjetër për raportin e saj me Einxhel Shkirën. Modelja komentoi deklaratën e bërë nga Einxhel pak kohë më parë ( mderatorja tha se priste një falje nga Beniada pasi ishte prekur shumë nga komentet që kishte lënë e ëma e saj nëpër rrjete sociale).

'Prisja të më kërkonte falje', Beniada i

Beniada u shpreh se është më bukur kur njerëzit flasin dhe sqarohet sy më sy, teksa shtoi se i uron Einxhelit një shtatzëni të mbarë.

“Tani përtej shakave e kisha parë këtë pjesë. Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra. Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Unë i uroj një shtatëzani të mbarë dhe jam e sigurtë se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë”, tha modelja.

'Prisja të më kërkonte falje', Beniada i

MË TË LEXUARAT

To Top