Rozë

(Foto) E harroi Lauretën shpejt? Robert Berisha shfaqet me një vajzë tjetër

Robert Berisha para disa kohësh kishte nisur një lidhje të re me bukuroshen nga Prishtina, Laureta Maqedonci, mirëpo lidhja e tyre përfundoi pak kohë pas zyrtarizimit të saj.

Edhe pse ka kaluar pak kohë nga ndarja me Lauretën, Roberi duket se e ka harruar shpejtë, ai ka publikuar foto me një vajzë të quajtur Elsa.

Nuk dihet nëse ka diçka të re në mes Robertit dhe kësaj vajze, apo është gjithçka në kuadër të shoqërisë.

Nora Istrefi ish- bashkëshortja e Robert Berishës, në një intervistë te emisioni “Më lër të flas”, ajo e bëri të qartë se mes saj dhe Robertit nuk ekzistojnë mundësitë për ndonjë ribashkim.

“E kemi marrë të dy vendimin për divorc, kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin, më ka pëlqyer gjithçka, humori, pamja.

Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar, lidhja ka pasur shumë kriza.

Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete, vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm.”

MË TË LEXUARAT

To Top