Takimi i Petros dhe Irisit solli shumë polemika në studio, sidomos pas disa fragmenteve të cilat dyshohej se ata mund të ishin puthur.
Pavarësisht se dyshimet ishin të mëdha, diskutimet u ndanë në disa mendime në Për’puthen. Opinionisti Arjan Konomi deklaroi se nëse një vajzë kërkon ta puthë Petron dhe se ai nuk e bën, mund të jetë g a y ose nuk ka asnjë pëlqim për të.
Petro u mërzit shumë nga ky opinion i Konomit dhe iu drejtua me tonalitete të larta zëri, i acaruar në maksimum.
Irisi: Ti do më puthje mua, mezi e ke mbajtur veten
Arjan Konomi: Nëse një vajzë të thotë më puth dhe ti se puth ose je g a y ose s’ke asnjë lloj interesi
Petro: E para, ta keni parasysh, sa fije floku keni ju në kokë unë i kam pas femra në jetë.