Rozë

A do jetë pjesë e ”Big Brother Vip”/ Flet Albërie Hadërgjonaj: Po të jetoja në Shqipëri dhe Kosovë

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar së fundmi se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e spektaklit të “Big Brother Vip Albania” dhe atë në Kosovë.

Alberije Hadergjonaj - Ibrahim Rugova - YouTube

Teksa ishte e ftuar në “Mirage”, artistja u shpreh se nuk ka pranuar asnjë nga ftesat që i kanë ardhur për shkak se nuk ka pasur mundësi.

“Të jem e sinqertë ftesën e kam marrë edhe nga “Big Brother” në Shqipëri dhe në Kosovë por më vjen shumë keq që s’kam pasur mundësi ta pranoj këtë super ofertë. Po të jetoja në Shqipëri edhe në Kosovë do ta kisha pranuar me shumë kënaqësi”- tregoi Albërija.

Kujtojmë se “BBVip 2” pritet të nisë shumë shpejt dhe në media kanë nisur të përmenden emrat se kush do të jetë pjesë e reality shoë-t. Arbana Osmani zbuloi se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e reality show-t.

Albërije Hadërgjonaj merr ftesën nga 'BBV' Albania dhe Kosova, zbulon nëse do të jetë pjesë e spektaklit

MË TË LEXUARAT

To Top