Rozë

U bë si telenovelë, pas ndarjes këngëtari shqiptar tallet me gruan/ Asaj i dolën mesazhe me…

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli kanë qenë kryefjalë e mediave që prej ditës së djeshme, shkak për këtë u bë një video e cila më pas u fshi me shpejtësi.

Arbenita dhe Fero, prindër për herë të parë - Showbiz dhe TV

Modelja realizoi trendin viral të Neymar në TikTok, ku teksa bënte lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj.

Fill pas kësaj u vu re që qifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale, në lidhje me gjithë këtë, më shpejt nga sa e prisnim ka reaguar i pari reperi.

“Live” në Instagram, duke përdorur nota tallëse dhe ironike, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt.

Madje ai vazhdoi me ironinë duke thënë se do t’i dedikojë 10 këngë asaj. Një mënyrë e çuditshme reagimi kjo duhet pranuar, e cila ka habitur edhe fansat e reperit.

Vetëm disa javë më parë i ftuar në “Më Lër të Flas” Fero foli mbi marrëdhënien e tij me Arbenitën, duke u shprehur se gjithçka shkon shumë mirë.

Arbenita dhe Fero ndahen, reperi konfirmon se nga sot është beqar –  Indeksonline.net

MË TË LEXUARAT

To Top