Rozë

Ai e tradhtoi me një studente 23 vjeçe, këngëtarja i jep fund martesës pas 11 vitesh

Tre javë pas arritjes së një marrëveshjeje me negociata të mundimshme që zgjatën 12 orë këngëtarja Shakira dhe futbollisti Piuqe i janë drejtuar gjyk atës për ndarjen pas 11 vitesh martesë.

Paraprakisht ata ranë dakord që këngëtarja të largohet nga Barcelona dhe të shkojë në Miami, me fëmijët e tyre Milan dhe Sasha.

Siç bën të ditur spanjollja ‘La Vanguardia’, të dy janë thirrur këtë të enjte në Gjykatën e Shkallës së Parë të Barcelonës për të ratifikuar marrëveshjen.

Pas nënshkrimi para gjyqtarit, hapi tjetër do të jetë vërtetimi i marrëveshjes në Miami, i cili në javët në vijim – edhe pse nuk dihet koha e saktë – do të bëhet shtëpia e re e të vegjëlve.

MË TË LEXUARAT

To Top