Rozë

Arbëri i propozoi për martesë, Einxhel habit me vendimin që ka marrë: Së shpejti!

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre.

Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory Einxhel i ka surprizuar dhe i ka bërë shumë kurioz ndjekësit e saj. Moderatorja ka postuar një foto të saj, e cila duket si një foto kopertine dhe ka shkruar “Së shpejti”.

Mesa duket Einxhel po sjell një projekt të ri, për të cilin askush nuk ka informacion se çfarë mund të jetë, ama tashmë na mbetet vetë të presim. Mirëpo përveç festës, një tjetër moment shumë i veçantë ishte propozimi për martesë i Dj Dagz.

Ishte moderatorja ajo e cila e ndau këtë moment emocionues për ndjekësit e saj në Instagram. “Gjithqysh Pooo”– shkroi Einxhel krahas videos ku mori urime të shumta nga miq dhe fansa të saj.

MË TË LEXUARAT

To Top